Bota Sport

5 profesionet në rritje në sektorin sportiv!

Gjatë zhvillimit të kompeticioneve të mëdha sportive, rritet jo vetëm interesi i tifozëve, por edhe i të rinjve që dëshirojnë të punojnë në këtë fushë. Në Itali, për shembull, sipas të dhënave më të fundit të Istat, të vitit 2024, rreth 21.5 milion persona praktikojnë gjatë kohës së lirë një aktivitet prej më shumë se 3 vitesh.

Sipas The Careers & Enterprise Company, ent i pavarur për orientimin profesional në Mbretërinë e Bashkuar, gati një e treta e studentëve (29%) kanë si ambicie kryesore në karrierë sektorin sportiv. Më pas renditen profesionet që lidhen me botën e artit dhe muzikës (19%) dhe kujdesin për kafshët (15%).

Të dhënat e fundit të Eurostat-it tregojnë se rreth 1.6 milion persona në Bashkimin Europian punojnë në sektorin sportiv, një shifër e cila pritet të rritet. Analizat tregojnë se sporti është një sektor veçanërisht i rëndësishëm për punësimin e të rinjve: më shumë se një e treta e punonjësve (36,8% sipas Eurostat) janë midis 15 dhe 29 vjeç, një shifër ndjeshëm më e lartë se mesatarja në sektorë të tjerë.

Në të njëjtën kohë, sektori ka karakteristika specifike, një përhapje më të madhe të kontratave me kohë të pjesshme.

Në lidhje me këtë, pesë profesionet me rritjen më të shpejtë përfshijnë: digital sport producer, përgjegjës për prodhimin, menaxhimin dhe përhapjen e përmbajtjeve të lajmeve sportive digjitale; sports data analyst, specialist që identifikon dhe mbledh të gjitha të dhënat që lidhen me disiplina të ndryshme sportive (statistika, të dhëna dhe analiza); sport trader,  profesionisti që operon me blerjen dhe shitjen e aksioneve në tregjet sportive; club media manager, përgjegjës për komunikimin në mediat sociale të shoqërive sportive dhe federatave konkurruese dhe eSports manager, i cili mbikëqyr organizimin e përgjithshëm, strategjinë dhe operacionet e një ekipi të videolojërave konkurruese.

“Ndryshimet që po vërejmë nuk lidhen vetëm me profesionet, por me mënyrën se si brezat e rinj i qasen punës. Po rritet interesi drejt fushave që ndërthurin të dhënat, teknologjinë dhe aftësitë vendimmarrëse. Edhe në botën e sportit, gjithnjë e më shumë, nuk bëhet fjalë më vetëm për pasionin, por edhe për aftësi që lidhen me analizat, menaxhimin e rreziqeve dhe leximin e skenarëve”, shpjegon Davide Renna, sport trader.

Sektori europian i sporteve po kalon një periudhë evolucioni të rëndësishëm: nga njëra anë, ai vazhdon të rritet si një burim punësimi dhe ndikimi ekonomik, ndërsa nga ana tjetër, është gjithnjë e më i ndërthurur me inovacionin teknologjik dhe modelet e reja të biznesit digjital.

Në vitet e ardhshme do të jetë sfidë të gjendet një ekuilibër mes zhvillimit ekonomik, mbrojtjes së punonjësve dhe rregullimit të mjeteve në zhvillim, në një ekosistem ku sporti, të dhënat dhe financa janë gjithnjë e më shumë të lidhura./Monitor