Studiuesit njohin disa qytete të rëndësishme të lashtësisë falë burimeve të shkruara, por nuk kanë arritur ende t’i lokalizojnë ato në terren. Bëhet fjalë për qendra të mëdha urbane, madje edhe kryeqytete mbretërish dhe perandorish, vendndodhja e të cilave ka humbur me kalimin e kohës. Në disa raste, grabitës kanë gjetur këto qytete dhe kanë nxjerrë artefakte, por pa zbuluar kurrë se ku ndodhen.
1. Irisagrig
Mbishkrime të lashta, disa prej tyre nga Irisagrig, janë ekspozuar gjatë një ceremonie ku ato iu kthyen Irakut. Pas pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003, në tregun e antikuareve u shfaqën mijëra pllaka balte nga një qytet i quajtur Irisagrig. Tekstet tregojnë se qyteti lulëzoi rreth 4 000 vjet më parë dhe kishte pallate me qen, luanë dhe një tempull kushtuar perëndisë Enki. Qyteti mendohet të jetë plaçkitur nga grabitësit, por vendndodhja e tij nuk është identifikuar kurrë nga arkeologët.
2. Itjtawy
Rrënojat e piramidës së Amenemhatit I në Lisht. Qyteti kryeqytet që ai ndërtoi nuk është gjetur kurrë, megjithëse studiuesit mendojnë se ka shumë gjasa të ndodhej diku pranë Lishtit. Faraoni Amenemhat I ndërtoi këtë kryeqytet rreth vitit 1980 p.e.s., por ai nuk është gjetur ende. Studiuesit mendojnë se ndodhej pranë Lishtit, në Egjiptin qendror, ku ndodhet edhe piramida e Amenemhatit. Itjtawy mbeti kryeqytet deri rreth vitit 1640 p.e.s.
3. Akkadi (Agade)
Kryeqyteti i Perandorisë Akkadiane, që shtrihej nga Gjiri Persik deri në Anadoll, nuk është zbuluar ende. Qyteti ishte qendra e sundimit të Sargonit të Madh dhe përfshinte tempullin Eulmash, kushtuar perëndeshës Ishtar. Mendohet se ndodhej diku në Irak dhe u braktis rreth vitit 2150 p.e.s.
4. Al-Yahudu
Një pikturë që daton nga viti 1830, e cila paraqet hebrenjtë në mërgim në Perandorinë Babilonase. Ky vendbanim, emri i të cilit do të thotë “qyteti i Judës”, strehoi hebrenjtë e dëbuar nga mbreti babilonas Nebukadnetsar II. Rreth 200 pllaka tregojnë se komuniteti ruajti fenë dhe emrat fetarë. Vendndodhja e tij mbetet e panjohur, por besohet se ishte në Irak.
5. Waššukanni
Një vulë cilindrike nga Perandoria Mitani. Ajo ndodhet sot në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork. Kryeqyteti i Perandorisë Mitani (1550–1300 p.e.s.) nuk është gjetur. Studiuesit mendojnë se ndodhej në verilindje të Sirisë. Banorët e tij ishin hurrianë, me gjuhë dhe kulturë të veçantë.
6. Thinis (Tjenu)
Një nga qytetet më të hershme të Egjiptit, nga ku sunduan mbretër të hershëm rreth 5 000 vjet më parë. Më vonë humbi statusin e kryeqytetit, por mendohet se ndodhej pranë Abydosit, ku janë zbuluar shumë varre mbretërore. / shqip.al