Bota

Zbulim i rrallë në Itali!

Sipas të dhënave nga autoritetet arkeologjike të rajonit, nekropoli i përket shekujve IV dhe III para erës sonë, një periudhë kur samnitët, një popull italik i pavarur. Zbulimi më befasues lidhet me 15 varre fëmijësh, të moshës nga 2 deri në 10 vjeç, të cilët janë gjetur të varrosur me rripa bronzi shumë më të mëdhenj se trupat e tyre. Në kulturën samnite, këta rripa përdoreshin nga luftëtarët për të mbajtur tunikën dhe simbolizonin statusin e tyre si luftëtarë.

Historikisht, samnitët konsideroheshin ndër kundërshtarët më të rrezikshëm të Romës, duke u përfshirë në tre luftëra të përgjakshme mes viteve 343 dhe 290 para erës sonë. Edhe pse në fund u pushtuan dhe u asimiluan nga romakët, trashëgimia e tyre kulturore mbeti e kufizuar dhe kryesisht e ruajtur përmes varrezave.

Zona e Pontecagnano-s është një nga sitet më të rëndësishme arkeologjike në Itali, me mbi 10 mijë varre që datojnë nga shekulli IX para erës sonë deri në periudhën romake. Ekspertët mendojnë se rripat e gjetur tek fëmijët mund të lidhen me statusin e lartë shoqëror të familjeve, duke u dhënë atyre simbolikisht rolin e luftëtarit që në moshë të vogël.