Zakonisht kërkesat tuaja të modës ndryshojnë sipas sezoneve. Nëntori erdhi dhe mendja na shkon menjëherë tek veshjet.
Nëse ende nuk keni vendosur për veshjet e këtij sezoni në këtë artikull do të njiheni me disa nga rrobat më trendi që i përshtaten kohës.
Ngjyra kafe ka qenë gjithmonë dominante gjatë vjeshtës dhe nuk del asnjëherë nga moda. Mes kohës së pandemisë ne kemi nevojë për ngjyra dhe modele veshjesh që na ngrohin shpirtin.
Pra, jeni në kërkim të një frymëzimi se çfarë do të vishni për muajin nëntor?! Shfletoni galerinë e mësipërme dhe njihuni me idetë më të mira në veshje.
1. Një fustan golf, çizme të gjata dhe çantë.

2. Pallto kafe, xhinse të zeza të ngushta dhe sheshka ngjyrë të gjelbërta.
3. Triko e qëndisur, pantallona lëkure dhe çizme me takë.

4.Xhaketë lëkure, pantallona të zeza dhe atlete të bardha.

5.Xhup ngjyrë pane, xhinse blu dhe atlete të bardha.

6. Pallto e bardhë, pantallona të zeza lëkure me gjysëm çizme me takë të zeza.

7. Xhaketë sportive, triko dhe tuta të zeza, atlete të bardha.