Celebrities Gossip Showbiz

E vizitonte kur ishte fëmijë por tani është ‘shtëpia’ e tij, aktori Cillian Murphy blen kinemanë!

Aktori fitues i çmimit Oscar, Cillian Murphy dhe gruaja e tij, artistja Yvonne McGuinnness, kanë blerë një kinema që ai e vizitonte si fëmijë me qëllimin për ta rinovuar. Murphy dhe McGuinness do të rinovojnë Kinemanë Phoenix në Dingle, në Irlandën jugperëndimore, vitin e ardhshëm. Aktori i njohur i filmit “Oppenheimer“, ka zbuluar së fundmi arsyen pse regjisorin Christopher Nolan preferon të printojë skenarët e tij në letër të kuqe.

Regjisorët shpesh kanë zakone unike dhe Nolan nuk bën përjashtim, me disa rregulla të veçanta për aktorët dhe stafin. Për shembull, ai ndalon përdorimin e telefonave gjatë xhirimeve. Në një intervistë për “Esquire” në vitin 2017, Nolan e justifikoi këtë duke thënë se telefonat janë shpërqendrim i madh dhe se puna përmirësohet ndjeshëm pa ta.

Një tjetër rregull është ndalimi i karrigeve në set. Sipas Anne Hathaway, aktore që ka punuar me Nolan, ai beson se karriget i shtyjnë njerëzit të pushojnë dhe të mos jenë të përqendruar te puna. Hathaway përmendi se sipas tij, ulja është një luks që nuk duhet të përfshihet në mjedisin e punës.