Gossip Showbiz

A do të jetë Cillian Murphy në rolin e Voldemortit në serialin e ri të “Harry Potter”?

Cillian Murphy ka reaguar për herë të parë ndaj thashethemeve se dëshironte të luante rolin e Voldemortit në adaptimin televiziv të ardhshëm të HBO-së për “Harry Potter”. Aktori fitues i çmimit Oscar, i ftuar në podkastin “Happy Sad Confused” të Josh Horowitz, u pyet drejtpërdrejt për këtë çështje, duke e mohuar kategorikisht lajmin.

Jo, nuk di asgjë për këtë

-tha Murphy.

Dua të them, gjithashtu, është shumë e vështirë të ndjekësh diçka që ka bërë Ralph Fiennes. Ky njeri është një legjendë absolute e aktrimit. Pra, fat të mbarë kujtdo që do të marrë rolin.

Seriali i ri i HBO, i cili do të shfaqet premierë në vitin 2027 në HBO dhe HBO Max, do të sjellë një kast tërësisht të ri aktorësh. Dominic McLaughlin do të luajë Harry Potter, Arabella Stanton do të interpretojë Hermione Granger, ndërsa Alastair Stout do të marrë rolin e Ron Weasley.

Projekti ambicioz do të përfshijë shtatë sezone, secili i bazuar në nga një libër të J.K. Rowling.

Ndërkohë, Murphy ka një listë të ngarkuar projektesh përpara. Më 3 tetor, ai do të shfaqet në Netflix me filmin “Steve”.

Po ashtu, në vitin 2026 pritet të debutojë në kinema me adaptimin filmik të “Peaky Blinders” të titulluar “The Immortal Man”, si dhe me filmin horror “28 Years Later: The Bone Temple”, i cili është planifikuar për janar të atij viti.