Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Shumë surpriza e të pathëna janë të rezervuara për ju! Banorët tuaj të preferuar do të na rrëfejnë gjithçka në emisionin e tyre radiofonik në Top Albania Radio…
Në programin e sotëm që moderohet nga Rozana Radi të ftuarit e parë janë, Jozi, Aldo dhe Laerti.
Në një bashkëbisedim Rozana pyet Aldon pse ndryshoi roli i tij me Gerta Gixharin pas rikthimit në shtëpi me biletë kthimi.
Rozana- Pse tu desh maksimumi një kalim në studio për të ardhur dhe kuptuar pozicionin me Gerta Gixharin?
Aldo- I kam thënë Gertës, pushtetin tënd e shoh si pseudo pushtet. Ti ke frikë ta lesh pushtetin, në momentin që ajo zgjodhi Lorin si përfaqësuese të divanit të kuq dhe jo mua apo Jozin, i kam thënë më fal, ti ke frikë të thuash një emër tjetër sepse ke hall që vëmendja kalon mbi ty…