Kate Hudson së fundmi ka pranuar se nuk po nxiton të zbresë në altar me të fejuarin e saj, këngëtarin Danny Fujikawa, edhe pse kanë 9 vite bashkë, nga të cilat, 4 i kanë kaluar si të fejuar. Vajza e Goldie Hawn thotë madje se po mendon të qëndrojë e fejuar deri në fund të jetës. Aktorja 45-vjeçare bëri disa rrëfime për marrëdhënien e tyre gjatë paraqitjes së saj në “The Drew Barrymore Show”. “Kjo kontratë është e vështirë për mua. Më pëlqen liria ime. Më pëlqen koncepti i lirisë”-tha ylli hollivudian, duke shtuar se i pëlqen ideja e të qenit e fejuar përgjithmonë.

Kate Hudson gjithashtu u kujtoi shikuesve se ajo u rrit nga Goldie Hawn dhe Kurt Russell, të cilët nuk lidhën kurrë kurorë pavarësisht se janë bashkë që nga viti 1983. “Ata nuk e nënshtruan kurrë kontratën martesore dhe janë të fejuar që nga koha kur ne ishim ishim 7 vjeç”-pohoi aktorja. Aktorja e njohur e Hollivudit ka dhënë një intervistë ku ka folur për përvojat metafizike që pretendon se ka jetuar. Në “Howard Stern Show” aktorja u shpreh se ajo dhe nëna e saj kanë një aftësi të veçantë që mund të lidhen dhe komunikojnë me botën e përtejme. “Unë mund të shoh gjithçka. Kur isha një vajzë e vogël, ishte vërtet e frikshme për mua sepse shihja fantazma gjatë gjithë kohës”-u shpreh ajo.
Kur prezantuesja më vonë e pyeti nëse mund ta shihte babain e tij të vdekur, Kate u përgjigj: “Nuk është kështu. Është si të marrësh disa mesazhe. Është disi si shqisa e gjashtë. Është si të shohësh njerëz të vdekur”. Së fundmi, aktorja foli edhe për jetën pas vdekjes, duke thënë se e konsideron atë një temë shumëdimensionale dhe jo aq të thjeshtë sa mendojmë ne.
Është më shkencore nga sa dimë. Mendoj se është një gjë shumëdimensionale. Ne mendojmë se duhet të dimë gjithçka. Do të shohim kur të arrijmë atje, por mendoj se do të jetë shumë e çuditshme.