Rreth 900 mijë shqiptarë të moshës mbi 25 vjeç nuk zotërojnë asnjë gjuhë të huaj. Shifra u përpilua nga INSTAT në kuadër të anketës mbi njohuritë e linguistikës për vitin 2017. Rezultatet tregojnë rreth 388 mijë shqiptarë zotërojnë një gjuhë të huaj, 163 mijë dy, ndërsa 47 mijë shqiptare njohin më shumë se tre gjuhë të huaja.