Aktualitet

Sali Berisha uron bektashinjtë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sot uroi bektashinjtë shqiptarë duke theksuar rëndësinë e kësaj dite si një moment shprese, besimi dhe rinovimi për të gjithë besimtarët.

Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit!

Të dashur miq, bektashinjve shqiptarë i uroj nga zemra gëzuar ditën e madhe dhe të bekuar të Sulltan Novruzit.  Për bektashinjtë dhe të gjithë besimtarët e Zotit kjo është ditë besimi, mbarësie, ditë e lindjes, jetës dhe shpresës së pashuar!

Le të urojmë që Sulltan Novruzi tjetër të na gjejë më mirë! Gëzuar!

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri iu uron të gjithë besimtarëve bektashinj që festojnë Sulltan Novruzin një festë të qetë dhe të gëzuar. Në një postim shkruhet:

Urojmë që kjo ditë të sjellë paqe, harmoni dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja!