Showbiz

A arriti Lali Eri të ngrihej në 4:30 të mëngjesit për të lyer murin e pallatit?!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i’u përgjigj një pyetjeje që të gjithë e kishim në mendje që pasi video ku Kryeministri i thotë se duhet të lyejë murin e një pallati në 4:30 të mëngjesit, u bë virale.

I ftuar në emision special të kësaj të shtune të “Shiko Kush Luan” në Top Channel, Lali Eri dhuroi shumë emocione teksa luante me disa nga fëmijët që ishin të pranishëm, të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një prej lojrave të emisionit, Kryebashkiaku u pyet nëse u çua në orën 4:30 të mëngjesit për të lyer muret e shkallëve të një pallati dhe ai u përgjigj kështu:

“Në fakt xhaxhi Edi po i’a thoshte atij djalit që është administrator i pallatit, i cili i ziu jo vetëm që e leu murin por e leu jo në 4 të mëngjesit por menjëherë sa mbaruam muhabetin aty.”