Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte këtë mëngjes e ftuar në studion e Wake Up për të folur për shenjat e horoskopit për këtë fillim shtatori. E pyetur nga moderatorët Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj se si do të shkonte ndeshja me Shqipërinë ajo tha:
Blendi: Sa gola sot do të bëjë kombëtarja?
Enxhi: Se ka hallin e çunave Blendi…
Meri: Mesa di unë atje në Letoni kanë humbur, ai kapiteni letonez bëri një gol dhe m’u duk një djalë shumë i formuar dhe kishte qëllim të fitonte. Nëse edhe kombëtarja do të marrë një pasqyrim të tillë, do të fitojë. Tani është turp mos të fitojë në vendin tënd. Por edhe këta nëse nuk fitojnë bëhen si Noizy, ministra sporti (qesh).
Enxhi: Po si është probabiliteti gjithsesi se ne e thamë që sot është ditë e rëndësishme?
Meri: Dy ditë pas eklipsit, shanset i kemi shumë të mira. Besoj se do fitojmë.