Aktualitet

A doli Koronavirusi nga laboratoret Kineze?! Sekretari amerikan i shtetit shfaq provat

Sekretari amerikan i Shtetit, pohoi se ekziston “një numër i konsiderueshëm provash” që dëshmojnë se koronavirusi i ri doli nga një laborator kinez.  Sidoqoftë, Mike Pompeo nuk e kontestoi vlerësimin e agjencive të inteligjencës amerikane që virusi nuk ishte i krijuar nga njeriu. Ai akuzoi Pekinin për mungesë transparence dhe bllokimin e hyrjes së hetuesve ndërkombëtarë në laboratorët kinezë.