Tech Top Tech - News

A duhet të frikësohemi nga Sora AI?

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Sora AI

Vllaçko… jeta s’është më reale. Tani kemi Sora 2 – dhe është aq realistike sa ndonjëherë s’e dallon dot nëse po sheh lajmet apo një video që e ka shpikur ndonjë 14-vjeçar që ka me tepricë  kohë të lirë.

Po flasim për epokën ku UFC ka Abraham Lincolnin kundër George Washington – dhe Leonardo Da Vinci është arbitër në mes. Ku qentë dhe macet i ndalojnë policët, u vendosin gjobë, dhe pastaj ja shtrojnë gazit. Ku roadmen në Angli shkojnë në punë me dinozaur, dhe Parlamenti Britanik drejtohet nga ta ndërsa spikeri bërtet “Order, let the member finish fam!”

Këto nuk janë më meme – janë video të gjeneruara nga Sora 2, modeli i ri “text-to-video” që e kthen çdo ide në film brenda pak sekondash. Dhe më e frikshmja? Janë aq reale sa po tia tregosh gjyshit, të betohem që ai do mendojë se po transmetohen lajme nga një botë tjetër.

Sora 2 është bërë virale në TikTok – çdo ditë dalin mijëra video që duken si kinema me buxhet Hollywood, por janë shkruar nga adoleshentë me fantazi të tepruar. OpenAI thotë që ka watermark për t’i dalluar… po hajde gjeje.

Pra po, rroftë 2025, ku realiteti është opsional dhe çdo TikTok mund të jetë film, fantazi, ose… ndoshta lajmet e nesërme.