Shumë njerëz e kanë pyetur veten pse peshqirët kanë ato vija të veçanta në skaje, të njohura nga rrobaqepëset si “bordura”. Edhe pse shpesh duken si detaj dekorativ, ato kanë një rol shumë më praktik sesa mendohet.
Sipas ekspertëve të industrisë së tekstilit, bordurat forcojnë strukturën e peshqirit, duke e bërë atë më të qëndrueshëm ndaj larjeve të shpeshta dhe duke parandaluar grisjen e skajeve.
Përveç kësaj, ato ndihmojnë që materiali të thithë më mirë lagështinë dhe të ruajë formën për një kohë më të gjatë.
Bordura i jep peshqirit një stabilitet shtesë, duke e bërë më rezistent ndaj dëmtimeve. Pa to, peshqirët do të dëmtoheshin më shpejt
-shpjegon Ema Sejmur nga Good Housekeeping Institute.
Përveç funksionit praktik, këto vija shtojnë edhe një element estetik, duke u dhënë peshqirëve një pamje më elegante.
Prandaj, nuk është rastësi që gjenden shpesh te peshqirët luksozë të hoteleve, ku kërkohet kombinimi i cilësisë dhe bukurisë.
Ekspertët theksojnë se bordurat përmirësojnë fuqinë thithëse, stabilitetin strukturor dhe ofrojnë një ndjesi luksi gjatë përdorimit.
Ky detaj i vogël, shpesh i pavënë re, është një nga arsyet kryesore pse peshqirët zgjasin më shumë dhe funksionojnë më mirë në përdorimin e përditshëm.