Lifestyle

Si të ruani peshqirët e plazhit të butë dhe me aromë të freskët pas një sezoni veror?

Peshqirët e plazhit përballen me shumë sfida gjatë verës, si kripa e detit, kremrat dhe vajrat për diell, rëra, si dhe njollat nga ushqimet si akullorja dhe çokollata. Për t’i mbajtur peshqirët të butë, të pastër dhe me aromë të freskët edhe pas një sezoni përdorimi, ndiqni disa hapa të thjeshtë.

Së pari, hiqni rërën që mund të ketë mbetur e ngulur në fijet e peshqirit. Shkundeni fort dhe përdorni një fshesë me korrent dore për të larguar grimcat nga të dyja anët.

Më pas, zhytni peshqirin në ujë të vakët me detergjent dhe lëvizeni për të hequr mbetjet e rërës dhe papastërtitë e tjera.

Nëse peshqiri është i thatë dhe i ashpër për shkak të kripës dhe diellit, shtoni një gotë uthull gjatë larjes për të rikthyer butësinë.

Nëse peshqiri ka njolla, prisni që të thahen mirë dhe pastaj trajtojini ato me detergjent dhe shpëlajini me ujë të ngrohtë. Për njollat më të forta mund të përdorni një furçë të butë, si furça e dhëmbëve, për t’i hequr më lehtë.

Lani peshqirët në lavatricë me temperaturë të përshtatshme sipas materialit – zakonisht midis 40 dhe 60 gradë Celsius.

Përdorni detergjent cilësor dhe zbutës rrobash për të ruajtur butësinë dhe aromën. Pas larjes, sigurohuni që t’i thani mirë para se t’i ruani.

Duke ndjekur këto këshilla, peshqirët tuaj do të duken dhe do të ndihen si të rinj, duke ju shoqëruar për shumë verëra me rehati dhe freski.