Ngjitja e shkallëve është një nga format më të thjeshta dhe praktike të aktivitetit fizik, që sjell përfitime të shumta për trupin dhe trurin.
Ky ushtrim i përditshëm, që nuk kërkon pajisje apo palestër, është ideal për ata që kanë pak kohë, por duan të mbajnë veten në formë.
Përfitime për trurin
Ekspertët thonë se ngjitja e shkallëve stimulon qarkullimin e gjakut, duke çuar më shumë oksigjen në tru dhe përmirësuar kujtesën e përqendrimin.
Gjithashtu, ndihmon në uljen e stresit dhe ankthit përmes prodhimit të endorfinave – hormonit të “lumturisë”.
Përfitime për trupin
Për trupin, ngjitja e shkallëve është një formë e shkëlqyer ushtrimi që forcon këmbët dhe vithet, përmirëson shëndetin e zemrës dhe ndihmon në djegien e kalorive.
Po ashtu, rrit balancën dhe koordinimin, duke ulur rrezikun e rrëzimeve, veçanërisht tek të moshuarit.
Meqë nuk kërkon mjete ndihmëse, kjo është një mënyrë efikase për të qëndruar aktiv në përditshmëri – mjafton të kesh disa shkallë pranë.