Rekordi më i gjatë pa gjumë i njohur është 453 orë e 40 minuta. Pas vetëm 3-4 netësh pa gjumë, mund të fillosh të shohësh gjëra që nuk ekzistojnë. Mungesa e gjumit për periudha të gjata mund të shkaktojë probleme me të menduarit dhe përqendrimin; nervozizëm; iluzione, psikozë. Edhe pse shumë e rrallë, mungesa ekstreme e gjumit mund të shkaktojë edhe vdekje. Të mos flesh për 24 orë nuk është e pazakontë. Ndonjëherë ndodh për shkak të punës, studimeve apo kujdesit për dikë. Ndërsa është e vështirë të qëndrosh zgjuar gjithë natën dhe të përballosh ditën tjetër, shëndeti i përgjithshëm nuk dëmtohet rëndë.
Por mungesa e gjumit do të ndikojë në këto mënyra. Do ndihesh i lodhur dhe nervoz; përqendrimi dhe vendimmarrja do jenë të dobëta; kujtesa, dëgjimi dhe shikimi mund të përkeqësohen si dhe rritet rreziku për gabime dhe aksidente. Simptomat largohen kur fle përsëri. Të qëndrosh zgjuar për 36 orë ka efekte më të forta. Hormonet që rregullojnë oreksin, temperaturën, stresin dhe metabolizmin trupi nuk funksionojnë normalisht.
Pas 36 orësh pa gjumë mund të ndjesh lodhje të madhe, çrregullime hormonale; humbje motivimi; vendime të këqija që mund të jenë të rrezikshme; vështirësi për t’u përqendruar; probleme me të folurin. Gjithashtu mund të ndihesh i trishtuar, i stresuar dhe nervoz. Mund të kesh “mikrogjum”, periudha të shkurtra gjumi pa e kuptuar, që shkaktojnë konfuzion pas tyre. Mungesa e gjumit dobëson sistemin imunitar, duke rritur rrezikun për sëmundje. Aktiviteti i qelizave që luftojnë infeksionet ulet.
Pas 3 ditësh pa gjumë, dëshira për të fjetur bëhet shumë e fortë dhe shumë njerëz nuk mund të qëndrojnë më zgjuar. Të menduarit bëhet shumë i vështirë; vështirësohet të bësh më shumë detyra njëkohësisht, të mbash mend detaje dhe të qëndrosh i përqendruar. Edhe gjërat më të thjeshta bëhen sfiduese. Njerëzit bëhen më të irrituar, të trishtuar, me ankth ose paranojë.