Sipas astrologëve, Akrepi mbetet një nga shenjat më komplekse dhe më enigmatike të zodiakut, një përzierje e fuqishme emocionesh të thella, vullneti të hekurt dhe një besnikërie që rrallë gjendet tek të tjerët. I sunduar nga Plutoni, planeti i transformimit dhe misterit, Akrepi përjeton çdo gjë në ekstreme. Ekspertët shpjegojnë se kjo shenjë ujore mund të jetë një partner i përkushtuar, i ndjeshëm dhe tepër intuitiv, por edhe jashtëzakonisht i brishtë ndaj zhgënjimit.
“Kur një Akrep lëndohet, ai nuk e mbulon dhimbjen e shndërron në një mekanizëm mbrojtës, që shpesh interpretohet si hakmarrje,” thuhet në analizat astrologjike. Akrepi kërkon transparencë totale në çdo marrëdhënie. Edhe një detaj i vogël si një vonesë në përgjigje, një ton i ftohtë apo një frazë e keqkuptuar, mund të interpretohet si mungesë dashurie. Kjo e bën shpesh të duket “i pamëshirshëm”, kur në thelb ai drejtohet nga një frikë e thellë e humbjes dhe një nevojë e madhe për siguri emocionale.
Astrologët theksojnë se për të pasur një raport të shëndetshëm me një Akrep, duhen ndershmëri, durim dhe respekt i madh për botën e tij të ndërlikuar të emocioneve. Sepse, pavarësisht reputacionit të tij të fortë, kjo është një nga shenjat që dashuron më sinqerisht dhe më pa kushte.