Design

A e dini se për të zbuluar të gjithë Louvre do t’ju duhen mbi 100 ditë?!

Muzeu i njohur botëror Louvre nuk është thjesht një vend për të parë piktura. Ai fillimisht u ndërtua si pallat mbretëror, më pas u shndërrua në simbol të historisë franceze dhe sot është muzeu më i madh i artit në botë. Sipas vlerësimeve, nëse një vizitor do të donte të shihte çdo vepër arti të ekspozuar, do t’i duheshin rreth 100 ditë.

Louvre ekspozon rreth 35 mijë vepra arti në çdo moment. Nëse një person do të ndalonte vetëm 30 sekonda para secilës vepër, do t’i duheshin rreth 291 orë për t’i parë të gjitha. Duke kaluar nga tre orë në ditë në muze, kjo përkthehet në afërsisht 100 ditë. Në total, muzeu zotëron mbi 380 mijë objekte, ndërsa vetëm një pjesë e tyre janë të ekspozuara.

Hapësira e ekspozimit shtrihet në 72,735 metra katrorë, të ndarë në tre krahë kryesorë: Denon, Sully dhe Richelieu. Brenda tyre gjenden artefakte egjiptiane, skulptura greke, piktura të Rilindjes, art islamik dhe apartamentet e Napoleonit. Shumica e vizitorëve kalojnë nga dy deri në katër orë brenda muzeut. Brenda tre orëve, një person mund të shohë rreth 360 vepra arti, vetëm rreth 1% të koleksionit të ekspozuar. Në këtë kohë nuk përfshihen ecjet nëpër galeri, pushimet apo pritjet në radhë, gjë që e ul edhe më shumë këtë përqindje.

Bizhuteritë e vjedhura në një grabitje të guximshme në muzeun Louvre në Paris kanë një vlerë prej 88 milionë eurosh, ka bërë të ditur prokurorja franceze Laure Beccuau. Në një intervistë për mediat vendase, Beccuau e përshkroi shumën si “jashtëzakonisht të lartë”, por theksoi se humbja më e madhe është ajo që i është shkaktuar trashëgimisë historike të Francës.