Sport

E kaluara e errët e Vinçiç, kur gjyqtari i finales gjendej mes prostitutave dhe armëve!

Caktimi i sllovenit Slavko Vinçiç për të arbitruar finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës në MetLife Stadium ka ndezur një debat global.

Ndërsa në fushën e blertë ai njihet për arbitrim teknik, në sferën publike, emri i tij mbetet i lidhur me një incident të bujshëm të ndodhur gjashtë vite më parë.

Ngjarja e vitit 2020: “Dreka e punës” apo diçka tjetër?

Në maj të vitit 2020, në qytetin Bijeljina të Bosnje-Hercegovinës, policia zhvilloi një operacion të gjerë kundër një rrjeti kriminal të përfshirë në prostitucion, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë bastisjes në një fermë, autoritetet arrestuan nëntë gra dhe 26 burra.

LEXO EDHE: Mijëra bileta ende në dispozicion për ndeshjen Angli-Francë, disa bileta të pa shitura edhe për finalen e Kupës së Botës

Çfarë u gjet?

Policia sekuestroi katër paketime kokainë, 10 pistoleta, tre jelekë anti-plumb dhe mbi 10,000 euro kesh.

Përfshirja e Vincic: Gjyqtari u gjet në mesin e të arrestuarve. Megjithatë, ai u lirua shpejt pasi u mor në pyetje si dëshmitar. Vincic këmbënguli se kishte shkuar për një “drekë pune” dhe nuk kishte dijeni për aktivitetet e paligjshme që po zhvilloheshin aty.

LEXO EDHE: Finalja Spanjë-Argjentinë i besohet sllovenit Slavko Vincic/Lotët e arbitrit!

Mbrojtja: Ai deklaroi se kishte pranuar një ftesë për drekë pa e ditur se çfarë ambienti ishte, duke e quajtur atë “gabimin më të madh të jetës së tij”. Federata Sllovene e Futbollit doli në mbrojtje të tij, duke e cilësuar ngjarjen si një “varg rrethanash fatkeqe” ku Vincic thjesht ndodhej në vendin e gabuar në kohën e gabuar.