Këngëtarja dhe moderatorja shumë e dashur e publikut, Evi Reçi ishte sot Live From Tirana me Gentën dhe Eliosin në një intervistë shumë të veçantë.
Ajo na dhuroi kaq shumë emocione duke na kthyer pas në kohë për të zbuluar detaje që ne nuk i dinim rreth krijimit, realizimit apo prapskenave të projekteve të saj muzikore. Teksa i dëgjonim në sfond, Evi rrëfente detaje të 13 këngëve të saj që fansat i preferojnë shumë.
Krahas këtyre, ajo u pyet dhe rreth faktit nëse është apo jo në një lidhje, një pjesë private të jetës së saj që deri tani e ka ruajtur me fanatizëm. Ndonëse nuk zbuloi shumë detaje, Evi tha se: “Këtë do ta zbuloni në 2021-shin”, ndërkohë shtoi se është dikush në jetën e saj po do të shohë në vazhdim se si do t’i ecin gjërat.