I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Keijsi, i cili përfundoi rrugëtimin e tij në edicionin e pestë të Big Brother VIP pasi mbrëmjen e së martës u përjashtua nga gara për shkak të një Zarfi të Zi. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me gjithë këtë eksperiencë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Pas leximit të Zarfit të Zi në studio nga Ledion Liço, u ndje Keijsi pak në siklet apo keq për ato fjalë? Elona e pyeti në lidhje me këtë nëse është i mërzitur apo nëse ka reflektuar dhe ish-banori tregoi se:
Unë reflektimin e kam dhe e kam bërë me koshiencë atë që kam bërë nuk është padashje që të kërkoj falje.
A nuk e ndjen Keijsi të kërkojë falje për këtë që ndodhi?
Unë veprimet që kam bërë janë me koshiencë. Nëse do të ishin pa koshiencë do të kërkoja falje.
Gjithashtu ai shtoi se:
Nuk jam aspak as bullizues dhe as ngacmues unë thjesht i kundërpërgjigjem një lloj presioni apo ngacmimi që më bëjnë. Thjesht kundërpërgjigjja ime është shumë e fortë x10. Nëse më fal 1 herë mirësi ta jap x10.
Do ta bëjë këtë për secilin femër, jo më për partneren time.