Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, duke mos i shmangur as ato që lidhen me jetën e saj sentimentale. Një prej pyetjeve më të drejtpërdrejta ishte ajo për lidhjen e dikurshme me këngëtarin Mevlan Shaba.
Një ndjekës e pyeti nëse ajo ishte penduar për gjithçka kishte bërë për të, dhe duke e ofenduar ish-partnerin e saj. Reagimi i Livias ishte i qartë dhe i prerë. Ajo deklaroi se nuk ndjen aspak pendesë për përjetimet në atë marrëdhënie, duke e konsideruar si një kapitull të sinqertë të jetës së saj.
A je penduar për çdo gjë që ke bërë për atë idiot mashkull (M)?
Kurrë! Çfarë është e ndierë dhe e pastër nuk është për t’u penduar.