Livia Brunga ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit një mesazh të gjatë dhe emocional, ku flet për dhimbjen, zhgënjimin dhe situatën e vështirë që ka përjetuar në jetën personale.
Edhe pse nuk përmend emra, ndjekësit besojnë se fjalët e saj i drejtohen Mevlan Shabës, duke aluduar për një tradhti të rëndë dhe mungesë përgjegjësie nga ana e tij.
Në mesazhin e saj, Livia rrëfen se është ndjerë e keqkuptuar dhe e paragjykuar padrejtësisht, ndërsa ka duruar dhe ka heshtur për një kohë të gjatë për të mbrojtur dikë që, sipas saj, e ka lënduar thellë.
Jam lodhur të ndjej në lëkurë një paragjykim që nuk ka lidhje me mua. Jam lodhur duke mbrojtur dikë që nuk mori kurrë përgjegjësi dhe luajti në mënyrën më të pistë me mua dhe familjen time
-shkruan ajo.
Livia shprehet e zhgënjyer që ka heshtur për të ruajtur një imazh të rremë publik dhe për të mos ekspozuar të vërtetën.
Ajo mohon që të ketë qenë “shkatërruesja e një çifti” dhe thekson se marrëdhënia që i referohen të tjerët si çift, në të vërtetë kishte mbaruar prej kohësh dhe nuk ishte ndërtuar mbi dashuri, por mbi gënjeshtra dhe paraqitje false.
Jo, nuk jam shkatërruesja e një çifti, çifti ishte i imi. Nuk e ndërton një familje një shtatzëni e ndodhur dy netë nëpër hotele. Ajo që promovoni është thjesht një iluzion për publikun
-shkruan ndër të tjera.
Ajo përmend gjithashtu se personi në fjalë ka jetuar me të, ka ndarë jetën dhe çdo ditë me të, por në fund e ka mohuar dhe e ka tradhtuar, duke zgjedhur të mbrojë veten para opinionit publik dhe të hedhë baltë mbi të.
Ai është djali i keq
-thotë Livia pa dorashka, duke theksuar se tashmë nuk ka më kthim pas, por vetëm pasoja.
Në fund, ajo u drejtohet edhe atyre që e gjykojnë, me një mesazh të fortë:
Ju që gjykoni, nuk më prekni dot, sepse unë di të vërtetën. Ju uroj që një ditë të përjetoni të njëjtën dhimbje që më është shkaktuar mua.
Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale dhe është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët ndajnë mendime të ndryshme mbi situatën që ajo ka përshkruar.