Gossip Showbiz

A janë Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet tashmë të martuar në fshehtësi?

Një detaj i vogël, por shumë i komentuar, ka mjaftuar për të ndezur aludimet në rrjetet sociale rreth marrëdhënies së Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet.

Sipas një raporti të Page Six, çifti prej më shumë se një viti po jeton së bashku në Los Angeles, larg syrit të publikut.

Ish-ylli i Keeping Up With the Kardashians, 28 vjeçe, dhe aktori i nominuar për Oscar, 30 vjeç, janë në një lidhje prej rreth tre vitesh.

Së fundmi, Jenner ka shtuar dyshimet pasi publikoi dy video në TikTok, ku vëmendjen e mori një unazë e madhe, e vendosur në mënyrë të pazakontë në gishtin e vogël.

Megjithëse shumë ndjekës janë të bindur se çifti mund të jetë fejuar ose edhe martuar në fshehtësi, një burim për Page Six mohoi që ata të kenë shkëmbyer ende betimet martesore. Megjithatë, sipas të njëjtit burim, “është sikur janë praktikisht të martuar”, pasi janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe kalojnë çdo moment bashkë.

Edhe pse të rezervuar për jetën private, Chalamet bëri një përjashtim emocionues gjatë ceremonisë së Critics Choice Awards, ku falënderoi publikisht partneren e tij pas fitores për rolin në Marty Supreme.

Faleminderit partneres sime prej tre vitesh për bazën që kemi ndërtuar bashkë. Të dua. Pa ty nuk do ta arrija këtë

-u shpreh aktori.

Ndërkohë, komentet në rrjet nuk kanë munguar. Disa ndjekës janë të bindur se unaza ishte zhvendosur qëllimisht për të shmangur zbulimin e fejesës, ndërsa të tjerë theksojnë madhësinë e gurit si “provë” të qartë.

Kylie Jenner, e lidhur me aktorin e Wonka-s që nga prilli i vitit 2023, nuk ka reaguar ende ndaj spekulimeve, duke e lënë misterin të hapur dhe fansat në pritje të një konfirmimi zyrtar.