Këtë javë rikthehet sërish Big Brother VIP Radio në Top Albania Radio ku personazhet e spektaklit, po zhvillojnë intervista me pyetje dhe përgjigje mbi zhvillimet që kanë ndodhur deri më tani në shtëpinë më të famshme në vend.
Top Albania Radio ka ngritur aty një studio radiofonike ku deri në 18:00 personazhet po rrëfejnë eksperiencën e tyre në lojë.
Në panelin e radhës kemi Mirin dhe Selin, teksa i ftuar ishte Rogerti!
Gjatë intervistës Selin e pyeti Rogertin nëse duhet t’u kërkojë falje grave dhe vajzave sepse mund t’i ketë ofenduar!
Rogerti: Jam provokator, i kërkoj ndjesë Selin. Unë i kam ngritur shumë personazhe, Mali, Kristi, Selin. Nuk do ndaloj së provokuari, do vijoj këtë lojë deri në fund. Nuk jam homofob. Madje unë kam pasur të bëj me personazhe nga të gjitha llojet. Çdo njeri ka të drejtë të bëjë çtë dojë me jetë e vet.
Miri e pyet nëse ka qejf ai që të bashkohet Miri-Selin
Rogerti: Nuk duhet të bashkohen Miri dhe Selin. Padyshim që jam i rrezikuar nga dyshja. Dëshira ime është të jem me Mirin deri në fund.