Horoskopi

A jeni ju një prej shenjave pa fat këtë fundjavë?

Astrologët parashikojnë një fundjavë të trazuar për dy shenja të zodiakut – Akrepin dhe Ujorin – të cilat mund të përballen me tensione, vonesa dhe vendime të vështira. Ndikimet janë të përkohshme, por kërkojnë kujdes të shtuar në veprime dhe komunikim.

Akrepi- emocione të forta dhe vendime delikate

Për Akrepët, fundjava sjell lodhje mendore dhe tension emocional. Një çështje e vjetër, që dukej e mbyllur, mund të rikthehet papritur, duke krijuar ndjesinë e mbingarkesës.

Në marrëdhënie, rreziku për keqkuptime është i lartë, sidomos nga fjalët e thëna me nervozizëm.

Astrologët këshillojnë Akrepët të flasin qetë, të mos reagojnë menjëherë dhe të shmangin debatet e kota.

Në planin financiar, nuk rekomandohen shpenzime impulsive apo investime të rrezikshme gjatë këtyre ditëve. Pak distancë, reflektim dhe kohë për veten mund të jenë shpëtimtare.

Ujori-plane që prishen dhe energji e ulët

Ujorët mund të ndihen sikur universi po u vë “frenat”. Planet e fundjavës mund të ndryshojnë në minutën e fundit për shkak të vonesave, anulimeve apo detyrimeve familjare që dalin papritur. Kjo mund të sjellë irritim dhe ndjesinë se gjithçka po del jashtë kontrollit.

Energjia fizike mund të jetë më e ulët se zakonisht, ndaj këshillohet pushim, gjumë i mjaftueshëm dhe shmangie e mbingarkesës me punë apo angazhime sociale.

Në jetën sentimentale, një bisedë e ndjeshme mund të kthehet lehtësisht në debat nëse tonet rriten. Ujorëve u këshillohet diplomaci dhe durim.

Astrologët nënvizojnë se këto ndikime janë kalimtare dhe se java e ardhshme pritet të hapë energji më pozitive për të dy shenjat. Deri atëherë, durimi, vetëkontrolli dhe kujdesi në komunikim mbeten mjetet më të mira për të kaluar fundjavën pa pasoja afatgjata.