Sot në emisionin “Live from Tirana” për të na folur rreth lidhjeve toksike ishin të ftuar në studio dy balerinët e njohur, Luixhino dhe Erisa. Çfarë gjykimi i japin ata këtyre lidhjeve?
Erisa: Çdo lidhje në vetvete ka pak toksizëm por edhe duhet ndonjëherë. Mua më duket lidhja më idjote e mundshme që mund të ketë një njeri sepse situatat që krijohen janë të mërzitshme. Është e çuditshme që këta njerëz e nxjerrin kokën shumë vonë dhe në ato momente duhet të dish të dalësh nga këto lidhje. Ti kthehesh në një njeri të nënshtruar ndaj personit tjetër. Më bën përshtypje sepse njoh shumë goca dhe çuna që kanë ngecur në një lidhje të tillë sepse janë lidhur shumë të vegjël.
Luixhino: Ka një problem, unë them a është personi i tillë që në fillim apo shndërrohet sepse të tillë persona nuk e marrin vesh as vet se si bëhen. Problemi ka të bëjë më karakterin e njerëzve.
Sa i përket çifteve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, cilët mendojnë Erisa dhe Luixhino se do të vazhdojnë marrëdhënien e tyre edhe jashtë dhe cilët shohin si më toksik?
Erisa: Ata që vazhdojnë janë Sabiani dhe Iliri.(qesh) Ata të dy kanë një lidhje të paparë ndonjëherë.
Po përsa i përket aktrimit që Erisa ka bërë në spektaklin “Portokalli” duke imituar Beatrix, si ka ndodhur e gjithë gjëja?
Erisa: Në fillim nuk kishte ndodhur as puthja mes tyre kur imitova Beatrix në ‘Portokalli’ dhe kur më kanë thënë thash: ‘Çfarë do i bëj unë kësaj, pastaj filloi që të thonte ‘jeta’, jo po nuk fliste, ishte jashtë muhabeteve dhe i dolën 2-3 gjëra specifike që mund ta imitoja. Ka qenë e çuditshme, kur kemi qenë brenda shtëpisë teksa po i imitonim rrija ngjitur me Donaldin, pra aktorin dhe i thoja: ‘O jeta pse nuk më flet, çfarë ka’ dhe ky që ishte menefrego. Pas spektaklit Beatrix i thotë Donaldit: ‘E sheh si dukemi ne ne sytë e të tjerëve, sa toksike duket lidhja jonë që ti nuk ma var fare’. Kam përshtypjen që do të vazhdojë lidhja e tyre jashtë vetëm po nuk i bënë ndonjë pritë Donaldit, ta rrëmbejnë.(qesh)
Luixhino: Beatrix e ka pritur mirë imitimin, kemi bërë shaka edhe me Albanin(vëllain e Triksës). Është e vështirë të thuash si do të shkojë lidhja e tyre jashtë. Ne e pamë çfarë ndodhi para se Triksa të futej mes Donaldit dhe Borës dhe u bënë gjërat më dramatike akoma.