Shalqiri është një nga frutat më të dashura të verës, i njohur për shijen e tij freskuese dhe përmbajtjen e lartë të ujit. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se edhe ky frut i shëndetshëm mund të ketë pasoja nëse konsumohet në sasi të tepërta.
Sipas udhëzimeve ushqimore, konsumi i rekomanduar i shalqirit është rreth 300 gramë në ditë, që përkon me afërsisht dy tasa të vegjël fruti. Kjo sasi lejon marrjen e vlerave ushqyese pa rrezikuar efektet anësore të mundshme.
Problemi kryesor lidhet me përmbajtjen e sheqerit natyral dhe indeksin e lartë glicemik të shalqirit. Kjo do të thotë se ai mund të rrisë shpejt nivelin e sheqerit në gjak, gjë që mund të jetë problematike për personat me rrezik për diabetin e tipit 2 ose sëmundje kardiovaskulare.
Konsumimi i tepërt mund të shkaktojë gjithashtu shqetësime në sistemin tretës, si fryrje, gazra, diarre dhe parehati në stomak. Edhe pse shalqiri është i pasur me ujë dhe ndihmon në hidratim, teprimi mund të prishë ekuilibrin e sistemit tretës.