Aktualitet

Abuzimi me pronat në bregdet, dërgohen për gjykim 8 persona

Prokuroria e Durrësit përfundoi hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen hetimore ndaj 8 personave, përfshi ish-kreun e Komunës Ishëm dhe zyrtarë të tjerë të kësaj komune. Aktet për të cilat akuzohen kanë të bëjnë me katër raste falsifikimi dokumentesh, ku 4 prej të akuzuarve kanë përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke. Në kuadër të këtij hetimi, Gjykata e Durrësit vendosi më 28 korrik sekuestro preventive të pasurive të përfituara në mënyrë ilegale.