Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Adoleshentë në ekran, por jo në realitet? “Euphoria” rikthehet dhe moshat e aktorëve po habitin fansat!

Pas premierës së sezonit të tretë, “Euphoria” është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes, duke ndezur sërish debatet për kastin dhe historitë intensive që trajton.

Seriali, i cili debutoi në vitin 2019, ndjek jetën e adoleshentëve që përballen me dashurinë, identitetin, traumat dhe varësitë, duke u kthyer në një fenomen global dhe një nga produksionet më të komentuara të viteve të fundit.

Megjithatë, një detaj që po tërheq vëmendje është diferenca mes moshës së personazheve dhe aktorëve që i interpretojnë. Edhe pse në ekran ata janë gjimnazistë, në jetën reale shumë prej tyre janë në fund të të njëzetave apo edhe në të tridhjetat.

Në mesin e më të rinjve është Javon Walton, i cili është vetëm 19 vjeç, ndërsa Storm Reid dhe Hunter Schafer janë në fillim të të njëzetave.

Nga ana tjetër, emra të mëdhenj si Zendaya, Sydney Sweeney dhe Jacob Elordi janë rreth 28–29 vjeç, ndërsa Alexa Demie dhe Dominic Fike janë në mesin e të tridhjetave.

Ky kontrast ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e fansave, duke u kthyer në një nga temat më të diskutuara në rrjet.

Me rikthimin e sezonit të ri, “Euphoria” vazhdon të dominojë bisedat online, duke dëshmuar se ndikimi i saj në kulturën pop dhe audiencën globale mbetet më i fortë se kurrë.