Qeveria do të investojë 250 milionë euro për ndërtimin e rrugëve dhe ujësjellës kanalizimeve në zonat turistike të vendit. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj thotë se infrastruktura aktuale nuk e përballon dot fluksin në rritje të turistëve që po hyjnë në Shqipëri. Sipas Ahmetajt edhe këtë vit, Turizmi do të vazhdojë të jetë një ndër kontribuesit kryesorë në rritjen ekonomike të vendit.