Gossip Showbiz

Djali i Chuck Norris thyen zemrat me mesazhin prekës pas ndarjes! “Babi, është e vështirë…”

Dhimbja për humbjen e legjendës, Chuck Norris, vazhdon të ndihet fort, ndërsa djali i tij, Dakota Norris, ka reaguar publikisht me një mesazh që ka prekur mijëra ndjekës.

Përmes një postimi në Instagram, Dakota ndau disa foto bardh e zi krah të atit, duke i shoqëruar me një dedikim emocional, ku shpreh dashurinë dhe krenarinë e tij të thellë.

Babi, është e vështirë të gjej fjalët e duhura… Ti ishe personi që admirova gjithë jetën time. Jam shumë krenar që jam djali yt… Do të më mungosh përgjithmonë

-shkruan ai mes rreshtash, duke kujtuar vlerat, dashurinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar që ka marrë nga i ati.

Në mesazhin e tij, Dakota thekson se kujtimet dhe mësimet e marra nga Chuck Norris do ta shoqërojnë gjatë gjithë jetës, ndërsa shpreh mirënjohje për gjithçka që ai i ka dhënë familjes.

Ikona e kinemasë dhe arteve marciale u nda nga jeta më 19 mars në moshën 86-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme dhe një boshllëk të madh jo vetëm në familje, por edhe te miliona fansa në mbarë botën.