Celebrities Showbiz

E vërteta pas vdekjes së Chuck Norris, familja shpërthen ndaj videove të rreme me AI!

Pas lajmit për ndarjen nga jeta të Chuck Norris, familja e tij ka reaguar ashpër ndaj valës së dezinformatave që po qarkullojnë në internet, duke paralajmëruar publikun për përmbajtje të manipuluara me inteligjencë artificiale.

Në një deklaratë të publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, të afërmit e aktorit theksuan se videot dhe postimet që pretendojnë të zbulojnë detaje mbi shkaqet e vdekjes, gjendjen e tij shëndetësore apo marrëdhëniet familjare janë “plotësisht të pavërteta dhe mashtruese”.

Jemi të vetëdijshëm se pas vdekjes së Chuck Norris kanë qarkulluar materiale të shumta të krijuara me inteligjencë artificiale, të cilat përmbajnë informacione të rreme. Ju kërkojmë të mos besoni apo shpërndani asgjë që nuk vjen nga burime zyrtare

-thuhet në reagimin e familjes.

Një nga rastet më të përfolura ishte një imazh i krijuar me AI që paraqiste një funeral të supozuar të aktorit, ku shfaqeshin figura të njohura si Arnold Schwarzenegger dhe Jackie Chan pranë arkivolit të tij të mbuluar me flamurin amerikan, një skenë që rezultoi krejtësisht e sajuar.

Ikona e filmave aksion ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Lajmi u bë publik më 20 mars përmes një postimi prekës nga familja e tij, vetëm një ditë pasi ai ishte dërguar me urgjencë në spital në Hawaii.

Ndërsa fansat në mbarë botën vazhdojnë ta kujtojnë me respekt, familja kërkon një gjë të vetme: të respektohet e vërteta dhe të ndalet përhapja e lajmeve të rreme që, sipas tyre, po e rëndojnë edhe më shumë këtë humbje.