Aksi rrugor Berat-Skrapar kohët e fundit ka pësuar dëmtime në të gjithë gjatësinë e tij, duke u bërë një problem shqetësues për drejtuesit e automjeteve. Banotët e zonës shprehen se rreziku për aksidente është mjaft i lartë. Ata apelojnë që të ndërhyhet në këtë aks, pasi çarjet dhe heqja e asfaltit nga mirëmbajtësit e rrugës po dëmton makinat e tyre.