Një aksident i rëndë ka ndodhur pas para mesnate, në autostradën Milot-Morinë, me pasojë humbjen e dy jetëve.
Mjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë, 50-vjeçari që drejtonte mjetin dhe një 35-vjeçar që ishte pasagjer.
Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 23:35, të datës 01.04.2025, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” ”, i drejtuar nga shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi F.Gj., 35 vjeç, banues në Kukës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.
Muaji mars u mbyll me bilancin tragjik, 125 aksidente me 20 viktima dhe 158 persona të plagosur.
Ndërkohë, në dy muajt e parë të këtij viti, janar shkurt, sipas Institutit të Statistikave, aksidentet rrugore shënuan ulje me 21.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Në shkurt ndodhën 88 aksidente me 122 të aksidentuar, të vrarë ose të plagosur.