Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër / Një 16-vjeçar humb jetën, pasagjeri tjetër i mitur në gjendje të rëndë!

Një i mitur ka humbur jetën pasditen e sotme në Shkodër pas një aksidenti rrugor. I mituri ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Bashkë me 16-vjeçarin ka qenë dhe një i mitur tjetër në moshën 14-vjeçare, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia po heton për shkaqet!

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16 vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Në motomjet dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar i cili u dërgua në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.