Aksident me pasojë vdekjen në Has. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Krumës, poshtë spitalit, ku një 74 vjeçar u përplas për vdekje nga një shtetas i cili drejtonte një mjet tip Range Rover. I aksidentuari është transportuar për në Spitalin e Kukësit, por nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.