Aksident me vdekje në aksin “Mbikalimi i Patokut-Laç” ku një automjet përplasi një 59 vjeçar, i cili po lëvizte në këmbë e për fat të keq ndërroi jetë, duke mos iu mbijetuar dëmtimeve. Ndonëse u dërgua menjëherë për në spitalin rajonal të Kurbinit, vdiq gjatë rrugës. Drejtuesi i makinës u shpall në kërkim, si person i larguar nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi policor:
Në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut-Laç”, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin F.H., 59 vjeç, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal Kurbin, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja së bashku me automjetin.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.