Aksident në aksin Elbasan-Metalurgji, makina përplasi një motoçikletë, drejtuesi i së cilës u plagos. I lënduari u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje kritike. Ndërkaq, Policia shoqëroi shtetasin 28-vjeçar që ishte në timonin e makinës që shkaktoi aksidentin.