Aktualitet

Aksident në Durrës, automjeti përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Durrësit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka goditur dy këmbësorë.

Të dëmtuar nga ky aksident kanë mbetur 61-vjeçarja Sh. G. dhe 32-vjeçari E. G., të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:40, në rrugën “Taulantia”, ku automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka goditur dy këmbësorët.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.