Aksident rrugor me një të dëmtuar në Lezhë. I lënduar mbeti drejtuesi i një motorri që u përplas sot me një autoveturë, në aksin Lezhë-Milot. Ai u dërgua në spital për mjekim më të specializuar, ndërsa burime zyrtare konfirmojnë se nga aksidenti nuk ka bllokim të trafikut që vijon rrjedhshëm, pavarësisht ngarkesës.