Aktualitet

Aksident rrugor me 1 viktimë në Berat!

Aksident i rëndë në aksin Berat-Dimal, me një viktimë.  Policia njofton se në fshatin Otllak, një 34 vjeçar, banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMW,  humbi kontrollin e makinës që për pasojë doli nga rruga duke i marrë jetën pasagjerit që udhëtonte me të, 33-vjeç. Shoferi u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave.

Berat/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak, shtetasi G.Sh., 34 vjeç, banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga dalja nga rruga e automjetit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L.Ll., 33 vjeç, banues në Kuçovë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.