Aksident me vdekje në aksin Divjakë–Lushnjë. Sipas njoftimit të policisë, një mjet bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin M.M., 67 vjeç dhe një motomjet me drejtues shtetasin I.D., rreth 70 vjeç, u përfshinë në aksident. Ky i fundit ndërroi jetë në vendngjarje.
Divjakë / Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”, janë përfshirë në një aksident një mjet bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin M. M., 67 vjeç, me një motomjet me drejtues shtetasin I. D., rreth 70 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit, shtetasi I. D.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor, shtetasin M. M., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.