Një aksident rrugor u shënua rreth orës 09:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Çiflig, në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, u përplasën dy automjete. Një person mbeti i lënduar dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës. Për fat të mirë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq ka dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet Policia Rrugore. Nisën hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
51 aksidente në ditë raportohen në vendin tonë, përfshirë ato automobilistike, si edhe rëniet nga lartësitë apo të tjera në punë. Këto shifra rriten jo vetëm nga viti në vit, por çdo muaj.
Vetëm aksidente me makina e motorë ndodhin 14 në ditë. Për 5 muajt e parë të këtij viti janë gati 240 aksidente më shumë se një vit më parë. Ndërkohë që çdo muaj ka rritje krahasuar me atë paraardhës.
Përdorimi i monopateve është rritur, por paralelisht është rritur numri i aksidenteve me gati 30%, ku sipas Dr. Skënder Brataj duhet të forcohen masat ndëshkuese.
Me shtimin e numrit të turistëve e jo vetëm, ku këtë vit pritet të jenë 15 milion, lidhet edhe shtimi i numrit të aksidenteve, ndaj kërkohet respektim i rregullave te qarkullimit e kujdes i shtuar nga drejtuesit e mjeteve.