Aksident me vdekje te Ura e Golemit, një grua kalimtare humbi jetën pasi u përplas sot nga një makinë. Me viktimën ishin vajza e saj dhe një djalë të cilët u plagosën, të goditur nga një tjetër automjet. Ata po njoftonin autoambulancën në momentin e përplasjes së dytë. Të lënduarit u dërguan në Spitalin e Durrësit, fatmirësisht jashtë rreziku për jetën. Ndërkaq, për shkak të aksidentit fatal u krijua trafik i rënduar në aksin Plepa-Rrogozhinë.