Celebrities Gossip Showbiz

Aktori Anthony Michael Hall bëhet baba për herë të parë në moshën 55-vjeçare!

Aktori i njohur Anthony Michael Hall është bërë baba. Hall ka mirëpritur një djalë bashkë me gruan e tij, Lucia Oskerova, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Anthony Hall. 55-vjeçari tha për revistën People se:

Ai muaji i parë është goxha i vështirë. Është koha më e çmendur, por është koha më e mirë. Gjithçka që të gjithë ju thonë është shumë e vërtetë, ju humbni gjumin. 

Ylli amerikan i cili dikur ishte shprehur se nuk donte të krijonte një familje tha se:

Nuk mund të isha më i lumtur tani. Ja ku jam 55-vjeç dhe jam plotësisht i përkushtuar. Jam i emocionuar.

Çifti zbuloi lajmin e shtatzënisë së Oskerova në shkurt, kur ajo ishte gjashtë muaj e gjysmë. Ai dhe aktorja 32-vjeçare filluan të takoheshin në vitin 2016. Tre vjet më vonë, Anthony i propozoi artistes sllovake gjatë pushimeve në Itali.