Gossip Showbiz

Aktori i njohur amerikan akuzon Diddy-n për ngacmim seksual?

Aktori i njohur amerikan, Terrence Howard, ka bërë një deklaratë befasuese në një intervistë në podkastin “PBD” të Patrick Bet-David, ku pretendon se reperi dhe producenti i famshëm Sean Combs, i njohur si P Diddy, ka tentuar të ketë një afrim intim me të.

Howard tregoi se Diddy e kishte ftuar për të qenë trajneri i tij i aktrimit, por gjatë takimeve ai thjesht e shikonte pa folur.

Aktori shprehu shqetësimin e tij për këtë situatë dhe pas një diskutimi me ndihmësin e tij, ky i fundit e informoi se Diddy mund të kishte pasur qëllime të tjera. Si pasojë, Howard ndërpreu çdo kontakt me reperin.

Në vazhdim, ai shtoi se gjatë karrierës së tij ka përjetuar edhe situata të tjera të ngjashme, por i ka refuzuar ato, edhe pse kjo ka ndikuar në humbjen e mundësive për role të rëndësishme.

Ai theksoi se nuk është i gatshëm të bëjë kompromise dhe nuk pranon të luajë role homoseksuale.

Kjo është hera e parë që një figurë e njohur si Howard akuzon publikisht P Diddy për sjellje të tilla.

Ndërkohë, Diddy është aktualisht në paraburgim në Nju Jork, pas arrestimit të tij më 16 shtator, dhe gjykimi i tij pritet të mbahet më 5 maj 2025.