Celebrities Magazine

Policia britanike akuzon komedianin Russell Brand për përdhunim dhe sulm seksual!

Policia britanike të premten akuzoi Russell Brand për përdhunim dhe sulm seksual pas një hetimi 18-mujor intensiv kur katër gra pretenduan se ishin sulmuar nga komediani kontrovers.

Forca e Policisë Metropolitane të Londrës tha se Brand, 50 vjeç, përballet me një akuzë për përdhunim, një për sulm të pahijshëm, një për përdhunim oral dhe dy për sulm seksual. Veprat e supozuara përfshijnë katër gra dhe ndodhën midis viteve 1999 dhe 2005 në Londrën qendrore dhe në qytetin bregdetar anglez të Bournemouth.

Policia tha se:

Hetimi mbetet i hapur dhe i bëri thirrje kujtdo që ka informacion përkatës të kontaktojë forcat.

Në shtator 2023, mediat britanike Channel 4 dhe Sunday Times publikuan pretendimet e katër grave për sulme seksuale ose përdhunime nga Brand. Akuzuesit nuk janë identifikuar. Komediani, autori dhe aktori i “Get Him To The Greek” i ka mohuar akuzat, duke thënë se marrëdhëniet e tij kanë qenë “gjithmonë konsensuale”.

I njohur për rutinat e tij të shfrenuara dhe të rrezikshme standup, Brand priti emisione në radio dhe televizion, shkroi kujtime që përshkruanin betejat e tij me drogën dhe alkoolin, u shfaq në disa filma të Hollivudit dhe ishte martuar për një kohë të shkurtër me yllin e popit Katy Perry midis 2010 dhe 2012.

Ju rikujtojmë se, YouTube po e ndalon përkohësisht komedianin Russell Brand të fitojë para nga videot e tij pas akuzave të shumta për përdhunim dhe sulm seksual kundër tij. YouTube tha se kishte “pezulluar fitimin e parave në kanalin e Russell Brand” për shkeljen e politikës së Përgjegjësisë së Krijuesit, e cila përcakton standardet për mënyrën se si krijuesit duhet të sillen brenda dhe jashtë platformës.